Ngrihet aktakuzë për gjyshin që tentoi ta sulmojë fizikisht kryetarin e SBAShK-ut

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për gjyshin që ka tentuar ta sulmojë kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë mbledhjes në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, të hënën e pesë shtatorit

Pamje pas sulmit të kryetarit të SBASHK-ut në Shkollën "Ismail Qemali" në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Musli Rexhepit, i cili ka tentuar ta sulmojë fizikisht kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë mbledhjes në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Musli Rexhepi i ishte drejtuar kryetarit të SBAShK-ut me fjalët “O plak po na i lë fëmijë pa shkollë, kam me të vra”.

Musliu është akuzuar me veprën “cenim i së drejtës në grevë”. Lidhur me rastin është kërkuar një muaj paraburgim, ndërsa seanca për caktimin e paraburgimit do të mbahet të mërkurën.

“I akuzuari, pasi kishte shkuar në shkollën ‘Ismail Qemaili’ në Prishtinë për ta dërguar mbesën e tij për mbajtjen e mësimit,  kur e ka vërejtur se mësimi nuk po mbahet dhe arsimtarët janë në grevë, i njëjti ka hyrë brenda në shkollë ku ishte duke u mbajtur takimi i grevistëve me kryetarin e sindikatës. Dhe me të përfunduar ky takim, i dëmtuari Rrahman Jasharaj po dilte nga takimi. I akuzuari duke përdorur forcë dhe kanosje serioze me qëllim të pengimit të grevës, në mënyrë të kundërligjshme e ka kanosur të dëmtuarin me fjalët “O plak po na i lë fëmijët pa shkollë, kam me të vra”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet se i akuzuari ka tentuar që ta sulmojë, por është ndaluar nga të pranishmit, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika