Ngrihet aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt, zbulohen edhe motivet

Spekulimeve e informacioneve të shumta që kanë qarkulluar për më shumë se 1 vit për vrasjen e Liridona Ademajt, Prokuroria iu ka dhënë një drejtim. Prokuroria në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 4 persona për vrasjen e rëndë të Ademajt, e përgjegjës kryesor e kanë bërë bashkëshortin e saj Naim Murseli, i cili sipas aktakuzës ishte planifikues i këtij akti mizor. Edhe motivet janë bërë të ditura

Foto nga vendi i ngjarjes ku u vra Liridona Ademaj

Mbi 400 ditë prejse Kosova u trondit nga një krim makabër brenda familjes, Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka vulosur aktakuzën që e dorëzoi në Gjykatë këtë të mërkurë.

Përgjegjësit e edhe aktin e akuzës, sipas prokurores së rastit, i kishin të qarta qysh më herët por mungoi një element kryesor – motivi që e çoi Naim Murselin ta vras gruan e tij, Liridona Ademaj në sy të dy fëmijëve e rastin fillimisht ta inskenoj si grabitje të armatosur.

Pas hetimeve, ku u desh të përfshihen edhe autoritetet suedeze meqenëse Murseli e Ademaj jetonin në shtetin skandinav, prokurorja shpjegoi se kuptuan që në vitet e fundit çifti kishte probleme, përfshirë financiare.

“Organeve të Suedisë i jemi drejtuar të na dërgojë të dhëna për jetën e tyre familjare. Kemi marrë përgjigje në pyetjet që kemi dërguar atje dhe atëherë kemi mundur të kemi pasqyrën e plotë të ngjarjes. Përderisa kanë jetuar në Suedi kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara dhe kanë pasur çështje edhe financiare. Për të gjithë emrat e të pandehurve në këtë lëndë e dimë se kush janë. Keni dëgjuar emrin e njërit që i ka planifikuar të gjitha e ai është Naim Murseli…”, ka thënë Javorka Perlinçeviq – Prokurore e rastit.

Pos tij, të akuzuar për vrasje të rëndë janë edhe Granit Plava dhe familjari i Murselit, Kushtrim Kokalla. I akuzuar është edhe Tom Dodaj që ua shiti armën me të cilën u krye krimi.

Detaje të tjera u publikuan në Betimi për Drejtësi, përfshirë motivin e vrasjes meqenëse e ndjera Liridona Ademaj kishte një plan të sigurimit jetësor, dhe nga i cili në rast të vdekjes së saj, familja do të përfitonte rreth 260 mijë euro.

“Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.” – Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Perlinçeviq, pa specifikuar se nga i cili i pandehur, tregoi se ka pasur kërkesa që ta pranojnë fajësinë porse Prokuroria nuk i ka pranuar meqenëse dëshiron që rasti të provohet në Gjykatë dhe të akuzuarit të marrin dënimin e merituar.

Për këtë foli edhe Kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë, Zejnullah Gashi që kërkoi dënim kapital.

Dënim meritor kërkojnë edhe familja e Liridonës, të cilët thanë se kjo është një ditë e rëndë për ta.

“Ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo që duam ne është që gjykata sa më shpejt të vendosë një dënim kapital që të lehtësojë sado pak zemrat tona dhe të fëmijëve të saj. Nuk e kemi marrë aktakuzën. Fëmijët kanë kuptuar gjithçka. Gjendja e tyre nuk është edhe aq e mirë. Për këtë kujdeset shteti, që e di më mirë me njerëz adekuatë. Por çfarë shohim ne janë shumë të mërzitur”, ka thënë Leonard Ademaj – Vëllai i Liridona Ademajt.

Pasditen e 29 nëntorit të 2023-s, Naim Murseli pasi darkoi me tani të ndjerën Liridona Ademaj dhe dy fëmijët e tyre, 4 e 6 vjeçar, pas marrëveshjes paraprake njoftoi Granit Plavën me shenja të dritave të veturës se janë ata në rrugë.

Sipas aktakuzës, Plava, befas del përpara veturës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar, derisa i pandehuri Murseli, ndalon dhe fik motorin e veturës dhe në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, e pastaj Naimi me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika