Ngrihet padi ndaj kryeministrit të Greqisë për aksidentin në mes të dy trenave

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy trenave në Greqi në shkurt, ka ngritur padi penale ndaj kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë.

Padia ndaj zyrtarëve grekë u bë publike para se shteti të mbajë zgjedhjet kombëtare këtë të diel.

“Padia shënjestron kryeministrin, ministrat dhe ish-ministrat, si dhe zyrtarë të tjerë”, tha përfaqësuesi i grupit, Christos Konstantinidis, gruaja e të cilit vdiq gjatë tragjedisë me trena, raporton REL.

Një tren me pasagjer u përplas me një tren me mallra më 28 shkurt, pasi gabimisht dy trenat ishin lejuar që të udhëtonin në të njëjtën shinë.

Tridhjetë nga 57 personat që vdiqën ishin nën moshën 30-vjeçare, shumica e të cilëve studentë.

Tragjedia nxiti protestat ku morën pjesë dhjetëra mijëra persona që shprehën pakënaqësinë e tyre me Qeverinë, e cila në tetë vjetët e fundit është udhëhequr nga konservatori Mitsotakis apo nga rivali i tij kryesor, majtisti Alexis Tsipras.

Ish-kreu i kompanisë të rrjetit hekurudhor OSE, që ishte detyruar të jepte dorëheqje pas aksidentit, veçse është duke u ndjekur penalisht.

Edhe tre zyrtarë të tjerë të hekurudhave po përballen me drejtësinë për shkak të përplasjes së trenave.

Qeveria u përball me kritika pasi fillimisht kishte tentuar që t’ia linte fajin zyrtarëve të hekurudhave.

Sindikatat e punëtorëve të hekurudhave për vite me radhë kanë paralajmëruar për rreziqet e sigurisë, duke argumentuar se rrjeti hekurudhor ka pak staf dhe për një dekadë nuk ka pasur investime.

Mitsotakis më pas kërkoi falje dhe u zotua se do të përmirësojë gjendjen e sigurisë në hekurudha, në bashkëpunim me ekspertët e Bashkimit Evropian dhe me operatorin francez të trenave, SNCF.

Sipas ligjeve greke, vetëm Parlamenti mund të hetojë kryeministrin dhe ministrat.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika