“Ngrite zërin për ta ngritur pagën”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë

“Nga mbledhja e kryesive të sindikatave të KEK-ut, më datë 20.04.2023 është marrë vendim për protestë më datë 28.04.2023, duke filluar nga ora 11:00. Protesta do të mbahet para zyrave të KEK-ut në sheshin “Nënë Tereza", thuhet në njoftimin e Sindikatës të Re të KEK-ut, ku po kërkohet ngritja e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka paralajmëruar protestë të premten e 28 prillit.

Ky paralajmërim i protestës vjen pasi kërkesa e punëtorëve të KEK-ut për ngritjen e pagave sipas njoftimit të bërë nuk është realizuar.

“Protesta do të mbahet para zyrave të KEK-ut në Sheshin “NËNË TEREZA”. Qëllimi i Protestës është: Ngritja e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se edhe “pse ishte një premtim nga ana e Bordit për realizimin e kërkesës së Sindikatave të KEK-ut por edhe premtim publik përmes komunikatës së datës 03.04.2023, përkundër premtimit kjo nuk po ndodhë prandaj ne vazhdojmë”.

“Ngrite zërin për ta ngritur pagën”, është motoja e kësaj proteste.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika