Ngrihet aktakuzë ndaj 2 personave për keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumenteve

Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurve me inicialet L.S., “SA.S., Sh.p.k’’ dhe N.S.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të akuzuarit L.S është ngritur për veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

I pandehuri “SA.S., Sh.p.k” (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), në cilësinë e personit juridik, me pronar L.S., akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Ndërkaq, i pandehuri i dytë N.S. akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika