Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave për fajde dhe shpërlarje parash

Siç njofton Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit dyshohet të kenë kryer veprat penale të fajdes dhe shpërlarjes së parave gjatë viteve 2017-2021

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Është ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve B.M, B.M, E.M dhe S.M, pasi të njëjtit kanë qenë pjesëmarrës në kryerjen e veprave “Fajdeja” dhe “Shpërlarja e parave”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), B.M, B.M., E.M.  dhe S.M. kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, ndërsa B.M, B.M dhe E.M. akuzohen se kanë kryer edhe veprën penale “Shpëlarja e parave”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër katër (4) të pandehurve me inicialet B.M, B.M, E.M dhe S.M. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se B.M, B.M. dhe  E.M. kanë kryer veprat penale ‘Fajdeja’, nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri S.M. ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’, nga neni 331 par 1 të KPRK-së. Po ashtu, të pandehurit B.M, B.M dhe E.M. akuzohen se kanë kryer edhe veprën penale ‘Shpëlarja e parave’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.2 dhe 1.5 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit  Ligji Nr.05/L-096.”, thuhet në njoftim.

Siç njofton Prokuroria Speciale, veprat penale besohet të jenë kryer në qytetin e Prizrenit në periudhën e viteve 2017-2021.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë nga viti 2017 deri në vitin 2021 në qytetin e Prizrenit, ku të pandehurit në bashkëkryerje në mes tyre janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdeve, ku pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri te zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, arrestimi i të pandehurve, si dhe konfiskimi dhe ngrirja pronave të paluajtshme dhe të luajtshme’, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika