Ngrihet aktakuzë ndaj arkatares së Spitalit të Prizrenit, përvetësoi mijëra euro

Është ngritur aktakuzë ndaj arkatares së Spitalit të Prizrenit, sepse dyshohet se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës F.G., nga Prizreni, sepse dyshohet se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 418 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në njoftim thuhet se prej periudhës kohore 28 qershor deri me datë 12 gusht prej reparteve të Oftalmologjisë, të Dializës dhe të Emergjencës, në arkë ka inkasuar para në vlerë prej 36 mijë e 143 eurosh. Ndërsa në xhirollogarinë e spitalit ka deponuar vetëm 31 mijë e 385 euro dhe kësisoj ka përvetësuar shumën prej 4 mijë e 758.38 eurosh.

“Sipas aktakuzës, e pandehura si person zyrtar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës apo pozitës së saj, në atë mënyrë që në cilësinë e Zyrtares financiare dhe të arkëtares, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr Daut Mustafa”, në Prizren, prej periudhës kohore 28.06.2022 e deri me datë 12.08.2022 prej reparteve të Oftalmologjisë, Dializës dhe Emergjencës, në arkë ka inkasuar para në vlerë prej 36,143.38 euro euro ndërsa në xhirollogarinë e Spitalit ka deponuar vetëm 31,385.00 euro dhe kësisoj ka përvetësuar shumën prej 4,758.38 euro dhe për shumën e njëjtë i ka shkaktuar dëm financiar Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, në Prizren”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartcekur, për veprën penale për të cilën akuzohet, të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika