Prokuroria Themelore në Pejë ka vendosur të ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçares nga Shqipëria me të meta mendore, Shaban Berisha e Ismet Gogaj.
Sipas aktakuzës që ka siguruar Dukagjini tregojnë se 23 vjeçarja ardhjen në Pejë e kishte për herë të parë, me qëllimin për t’u takuar me dikë që kishte njohur në rrjete sociale me qëllime martese.
Por me arritjen në qytet, gjatë tentimit për të gjetur personin që kërkonte, e njëjta kisha rënë në përcjellje të dy të pandehurve, që janë mbi 65 vjeçar, të cilët qëllimet i kishin të qarta ndonëse ishin në dijeni se e dëmtuara nuk ishte në gjendje të mirë psiko-fizike.
“Vetura merr drejtimin për në fshatin Qyshk të Pejës duke e dërguar të njëjtën në villën nr.2, pronë e të pandehurit Shaban ku fillimisht, në dhomë shkon i pandehuri Ismet ku e sjell të dëmtuarën në gjendje të dehur me anë të verës që paraprakisht, në villë e kishte sjell i pandehuri Shaban me ç’rast i pandehuri Ismet kryen marrdhënie seksuale duke e shfrytëzuar gjendjen dhe rrethanat në të cilat është gjendur e njëjta dhe pas një ore kërkon nga i pandehuri Shaban ta dërgoj në shtëpi ndërsa ky i fundit pasi kthehet, shkon në villë dhe kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën”.
Pas aktit, të njëjtën e kthyen tek stacioni i autobusëve, duke ia dhënë 20 euro.
Ndonëse me probleme mendore, gjithmonë sipas aktakuzës, e dëmtuara kishte arritur t’i identifikonte të dyshuarit përmes gjestikulacioneve të saj treguar një polici.
E lëndimet, përshkruhen me faqe të tëra. Ndër to ‘skuqje të formave të rrumbullakëta të ndara njëra me tjetrën në distancë 5cm në pjesën e majtë të abdomenit, dy skuqje me ngjyrë të kuqe në blu në gjirin e majtë, skuqje në formë të rrumbullakët në pjesën e epërme të kofshës së djathtë, gërvishtje dhe skuqje në sipërfaqen e brendshme të epërme të kofshës së djathtë afër regjionit gjenital.
Në aktakuzë, arsyetimi që të pandehurit kanë dhënë për qëndrimin me të dëmtuarën, ishte “për t’i bërë konak”.
E nga Prokuroria thonë se të pandehurit nuk janë deklaruar të penduar.
Në raportin psikologjik përshkruhet se e dëmtuara kishte gjendje të rënduar emocionale dhe këtë e shpërfaqte në raport me burrat.
Seanca e parë e shqyrtimit kryesor të këtij rasti pritet të mbahet javën e ardhshme.