Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit që sulmoi një grua dhe kanosi një tjetër në Prishtinë

Është ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit që ditë më parë e kishte futur me forcë një grua në veturën e saj dhe ka kanosur një tjetër në Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit, i cili të mërkurën e kishte futur me forcë një grua në veturën e saj dhe ka kanosur një tjetër në Prishtinë.

Lexo më shumë: Skandaloze – Një burrë përdor dhunë ndaj një gruaje dhe kërcënon një tjetër në një parking në Prishtinë

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me propozimin për caktimin e masës së paraburgimit, pranë gjykatës kompetente”, ka thënë Ulaj.

Ai dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika