Ngritet aktakuzë për mashtrim mbi gjysmë milioni me viza gjermane

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur një aktakuzë, përmes së cilës pretendon se katër persona, në bashkëpunim me një agjencion përfituan kundërligjshëm mbi 660 mijë euro. Sipas prokurorisë, të pandehurit këto përfitime i realizuan duke mashtruar të dëmtuarit me termine për viza gjermane, termine të cilat nuk u lëshuan asnjëherë

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Mbi 660 mijë euro dyshohet se i përfitoi kundërligjshëm, një kompani në Prishtinë duke mashtruar me termine për viza gjermane.

Për këtë çështje, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur gjatë ditës aktakuzë ndaj Sh.C, V.C, A.A dhe B.S.

Të pandehurit, sipas prokurorisë, fitimet mbi gjysmë milioni i arritën mes viteve 2019 – 2021 dhe këtë e bënë duke bashkëpunuar me agjencinë BCD Travel.

“Duke qenë në dijeni se aplikacionet për viza nuk po procedohen në ambasadat përkatëse dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe tjetrin, e pandehura A.A., ju ka kërkuar paratë të dëmtuarve kinse për sigurimin e vizave, ka plotësuar “kontratat” për të dëmtuarit, si dhe  ka “arsyetuar” tek të dëmtuarit arsyet e pritjet e gjata për vizat e punës, e po ashtu, nga profili i të njëjtës në rrjetin social “facebook” dhe “instagram”, i ka postuar ofertat për punë, si dhe listat me emra dhe mbiemra të aplikantëve/tani të dëmtuarve që ju është “konfirmuar” caktimi i termineve për vizë”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Të pandehurit, në disa raste u kanë shkaktuar dëme mbi 50 mijë eurove aplikuesve.

“Aplikacionet” e të dëmtuarve nuk janë dorëzuar asnjëherë në ambasadat përkatëse, me ç ‘rast iu është shkaktuar dëm material mbi 50 mijë euro dhe me këtë në vazhdimësi të pandehurit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, sipas KPRK-së”.

Të gjithë të akuzuarve, Prokurori i shtetit i ka propozuar Gjykatës që t’ua vazhdoj masën e paraburgimit.

E përveç këtij veprimi, Prokurori ka kërkuar edhe konfiskimin e dobive pasurore që dyshohet se u fituan përmes mashtrimit.

Në mesin e tyre janë tri njësi kadastrale, një banesë dhe një automjet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika