Nic: Serbia po e shfrytëzon krizën për të fituar kohë

Gjersa ka theksuar se Brukseli dhe Uashingtoni i kërkuan Kurtit të shtyente procesin e konvertimit të targave, sipas Milan Nic, nga ana ligjore ky proces tashmë ka filluar. Nic ka theksuar se një veprim i tillë nuk ishte i mirëmenduar nga Kosova

Milan Nic është ekspert i Evropës Juglindore në Këshillin Gjerman për Politikë të Jashtme





Ndonëse besonte se mardhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë ishin drejt normalizimit, sipas Milan Nic, tashmë Vuçiqi do ta shfrytëzojë çdo çështje që i mundëson atij të blejë kohë, për të evituar një marrëveshje të përgjithshme me Kosovën.

“’Mendoj se shumë gjëra ishin në rrugë të mirë në drejtim të normalizimit ose së paku përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në muajt e fundit. Pra, ishte edhe Procesi i Berlinit që arriti marrëveshjet e para. Pra, punët po shkonin mirë për Kosovën. Dhe në sfond ishte nisma diplomatike e Berlinit dhe Parisit për të arritur një progres të madh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës’, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se ‘mendoj se Vuçiqi do ta shfrytëzojë çdo çështje që i mundëson atij të blejë kohë, për të evituar një marrëveshje të përgjithshme me Kosovën. Pra, tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, nuk ka të bëjë me këto ditë. Vuçiqi ka vendosur tani që çdo çështje të vogël ta kthejë në të madhe. Pra, kjo nuk është një krizë që do të kapërcehet brenda një dite. Mendoj se çtensionimi do të kërkojë kohë dhe kapacitete diplomatike, të cilat kanë qenë të rezervuara për të arritur një kompromis të madh.'”

Gjersa ka theksuar se Brukseli dhe Uashingtoni i kërkuan Kurtit të shtyente procesin e konvertimit të targave, sipas tij, nga ana ligjore ky proces tashmë ka filluar. Nic ka theksuar se një veprim i tillë nuk ishte i mirëmenduar nga Kosova.

“Por shikoni, Brukseli dhe Uashingtoni i kërkuan Kurtit ta shtynte zbatimin e vendimit për targat, sepse momenti ishte i papërshtatshëm. Dhe çfarë bëri Prishtina? I shtyu për në prill konfiskimet, por tani po shpërndan qortimet, e më vonë do të fillojë me gjobat. Pra, nga ana ligjore, procesi quhet i filluar, dhe kësisoj ai i ofroi Beogradit një shkak për t’u thënë serbëve të tërhiqen nga institucionet. Mendoj se Prishtina nuk e ka menduar mirë kur e bëri, sepse çdo krizë sado e vogël që të jetë, nuk është në interes të saj.  Beogradi këtë po e shfrytëzon: Nuk them që kriza është artificiale, por ai po e shfrytëzon tani për të vënë gjithçka në pikëpyetje dhe për të thënë se serbët në Kosovë – do të kthehen në institucionet e saj, vetëm nëse marrin garanci për Asociacionin. Pra, për një gjë simbolike, situata ka ndryshuar brenda ditësh”, ka deklaruar ai për DW.

I pyetur se a mendon që Rusia mund të ketë ndonjë ndikim në këtë krizë, Nic ka theksuar se pas kësaj lëvizjeje, është vetëm Beogradi, dhe se situata në vend ka të bëjë me pozicionimin për çështje më të mëdha sesa thjesht targat e makinave.

“Nuk them se kriza është artificiale, sepse targat janë të rëndësishme, sepse kanë të bëjnë me jetën e përditshme. Kështu që thjesht nuk e kuptoj, pse Kurti mendonte se nëse fillonte procesin, qoftë edhe shkallë-shkallë, serbët nuk do të bënin një hap të tillë, duke kaluar në krizën e plotë. Nuk është problemi te tensionet, por serbët  tani me këtë hap po e shfuqizojnë vetë Marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013. Tani ata do të thonë, ne duam të diskutojmë për gjithçka. Pra, në vend që të diskutohet për të ecur përpara, tani diskutimi do të bëhet se si të kthehemi në pikën zero. Kjo sepse Kurti dhe Vetëvendosja nuk dëshirojnë ta pranojë këtë pjesë të Marrëveshjeve të Brukselit që ka nënshkruar qeveria e Kosovës para tyre. Plani është që të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si autonomi. Negociimi i bërë asokohe në vitin 2013 ishte  që në këmbim të njohjes së institucioneve dhe juridiksionit të  shtetit të Kosovës në territorin e  Kosovës, serbët e Kosovës të kenë autonominë. Tani Kurti nuk dëshiron ta bëjë këtë”, ka deklaruar ai.

Problemin më të madh të dialogut Kosovë-Serbi, Nic e ka cilësuar Asociacionin dhe fakti që Kurti nuk dëshiron as të flasë për të, Nic e cilëson sikurse pikën e tij të dobët. Krahas kësaj, bojkotimi i serbëve nga institucionet e Kosovës do të prishë plotësisht iniciativën franko-gjermane për një marrëveshje të plotë normalizimi.

I pyetur se a është plani franko-gjerman një shans i fundit për rajonin, Nic thotë se jo i fundit, por një mundësi e mirë avancimi.

“Jo i fundit. Por mendoj se nuk është situatë e mirë për Kosovën. Kosova ka nevojë për çdo marrëveshje diplomatike, që avancon, shkon përpara. Ndërsa, Serbia dëshiron të fitojë kohë dhe sipas kësaj formule, Kurti po i ofron asaj krizën e re në “një tabaka të argjendtë”, ka deklaruar ai.

Milan Nic është ekspert i Evropës Juglindore në Këshillin Gjerman për Politikë të Jashtme, me qendër në Berlin.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika