Niger, junta ushtarake njofton se Presidenti Bacoum do të gjykohet për tradhëti të lartë

Udhëheqësit e grushtit të shtetit ushtarak në Niger kanë njoftuar se ata planifikojnë të dërgojnë Presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum, para drejtësisë me akuza të "tradhtisë së lartë" dhe "minimit të sigurisë së shtetit". Ky njoftim është bërë disa orë pasi junta ushtarake ka shprehur gatishmërinë e tyre për të biseduar me vendet e Afrikës Perëndimore për të gjetur një zgjidhje për krizën

Udhëheqës të grushtit të shtetit ushtarak në Niger kanë paralajmëruar se do të vënë para drejtësisë Presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum për “tradhti të lartë” dhe “minim të sigurisë së shtetit”.

Njoftimi erdhi disa orë pasi junta ushtarake tha se ishte e hapur për dialog me vendet e Afrikës Perëndimore për zgjidhjen e krizës. Kodi penal i Nigerit, parashikon dënim me vdekje nëse presidenti Bazoum shpallet fajtor.

Një zëdhënës i juntës ushtarake tha në televizionin shtetëror se ishin mbledhur prova për të ndjekur penalisht presidentin e rrëzuar dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai nuk dha detaje mbi akuzat, rrethanat apo se kur mund të zhvillohet gjyqi.

Presidenti i Nigerit, i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Bazoum u rrëzua nga detyra nga anëtarët e gardës presidenciale më 26 korrik dhe që atëherë ndodhet në arrest shtëpie, së bashku me bashkëshorten dhe të birin.

Faktori ndërkombëtar po ushtron përherë e më shumë trysni ndaj juntës ushtarake për lirimin dhe rikthimin në detyrë të presidentit Bazoum.

Javën e kaluar blloku rajonal i Afrikës Perëndimore urdhëroi vendosjen në Niger të trupave ushtarake të këtij blloku, por mbetet ende e paraqetë se kur, apo nëse ato do të hyjnë në Niger.

Sot, zhvillohet një mbledhje e Këshillit për Paqe dhe Siguri në Bashkimin Afrikan që mund të anulojë këtë vendim, në rast se gjykohet se prania e trupave ushtarake mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në kontinent./ VOA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika