Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë

Dy ditë më parë, reperi Noizy dhe disa persona tjerë dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në një nga diskotekat e Pejës.

Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore në spital, njëri nga ta Muhamet Iseni, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin ‘Medi’, u vetëdeklarua i rrahur në këtë incident.

Të arrestuar nuk ka, ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i bën thirrje Noizyt dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në stacionin e policisë.

Nikçi, në një pronocim për portalin Dukagjini ka thënë se fton qytetarët që të japin informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarve.

“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese.”

“Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial nëve na duhen vetëm informata”, tha Nikçi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika