Nikolla Gruevski nuk është në mesin e të kërkuarve nga Interpoli

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski nuk është pjesë e 7232 kriminelëve të kërkuar nga Interpoli

Fotografia e Nikolla Gruevskit, ish-kryeminstrit të Maqedonisë së Veriut nuk është më në mesin e 7232 kriminelëve të kërkuar nga Interpoli.

Menjëherë pas arratisjes së tij në Hungari, në nëntor të vitit 2018, me kërkesë të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, Ministria e Brendshme të Maqedonisë së Veriut i dërgoi të dhëna Interpolit me seli në Lion të Francës, por nuk pranuan të publikonin fletarrest ndërkombëtar.

Edhe pas më shumë se tre vitesh për Interpolin, Gruevski është një qytetar i lirë që mund të udhëtojë lirisht në vende të tjera.

Ilustrim

Për Gruevskin është aktiv vetëm fletarresti ndërkombëtar që është i publikuar në web-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut..

Në fletarrest ndërkombëtar thuhet se Nikolla Gruevski, 52 vjeqari nga babai Talo dhe nëna Nada, kërkohet për vuajtje të dënimit me dy vite burg, pas një caktimi të paraburgimit për “Kanosje terroriste të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika