Niman Bardhi zgjidhet anëtar i këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Në mbledhjen e 191-të Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit që anëtar i këshillit drejtues të autoritetit kombëtar të kualifikimeve të jetë Niman Bardhi

Pamje nga mbledhja e 188-të e Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e 191-të Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit që anëtar i këshillit drejtues të autoritetit kombëtar të kualifikimeve të jetë Niman Bardhi.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka potencuar se propozim-vendimi është hartuar në përputhje me rregulloren e punës së qeverisë dhe është i shoqëruar me të gjitha dokumentacionet.

“Propozojmë që Niman Bardhi, shërbyes civil në Ministrinë e Shëndetësisë, të jetë anëtar i këtij këshilli drejtues. Propozim vendimi për plotësimin e këshillit drejtues të këtij autoriteti kombëtar të kualifikimeve me një anëtar është hartuar në përputhje me rregulloren e punës së Qeverisë dhe është i shoqëruar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar pas konsultimit dhe koordinimit mes ministrisë përgjegjësve dhe agjencive dhe zyrave përkatëse”, tha Nagavci.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika