Nimani: Opozita e paqartë në qëndrime

Analisti Artan Nimani ka thënë se është interes kombëtar zgjedhja e problemeve politike në vend mes partive.

Ai ka thënë se fitues i zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje dhe se e drejta demokratike e ligjore e ka me krijua qeverinë.

Nimani beson se partitë e deri tanishme opozitare (PDK, LDK e AAK) po dojnë me gjetë shkas për siç thotë ai “mos me hy në lojë se sa me hy në lojë”.

Ai ka thënë se deri më tani nuk ka marrëveshje politike mes VV-së dhe ndonjërës parti opozitare.

“As me PDK-në, as me LDK-në, as me AAK-në dhe as me Limajn e Nismës social demokrate. Nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar apo të dakorduar për krijimin e institucioneve… se çka ndodh sonte dhe deri nesër në ora 10:00 është problem tjetër se nuk e dimë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika