Nimoni: Nga Komisioni i Venecias, lejohet që një mekanizëm i jashtëm ta bëjë kontrollin në sistemin e drejtësisë në Kosovë

Sipas Shefit të Kabinetit në  Ministrin e Drejtësisë, Komisioni i Venecias i ka lejuar që të bëhet një kontroll i jashtëm në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Tutje, Genc Nimoni ka shtuar se kjo punë kërkon dhe bashkëpunimin e opozitës,pa i përjashtuar akterët  kyç të sistemit të drejtësisë siç janë gjyqësori dhe prokuroria, sepse kjo nuk mund të bëhet vetëm nga një subjekt

Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrin e Drejtësisë

Genc Nimoni shef i kabinetit në Ministrin e Drejtësisë ka folur për Vettingun në sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku ka thënë se pas opinionit nga Komisioni i Venecias, në ministrin e drejtësisë ishin mbledhur për të filluar punë, ku i kishin fituar të gjithë akterët,  një ndër tema e ditës se 27-të qershorit  në grupin e gjerë punues ishte rekomandime e Komisionit të Venecias.

Nimoni ka thënë se Komisioni i Venecias  e kishte konstatuar dhe konfirmuar nevojën që një proces i tillë të ndodhë siç është Vettingu, për reformë brenda sistemit të drejtësisë.

“Në opinionin final nga Komisioni i Venecias konfirmohet dhe lejohet që një mekanizëm i jashtëm ta bëjë kontrollin apo Vettingun në sistemin e Drejtësisë në Kosovë”, ka thënë ai në RTV Dukagjini në emisioni FIVE.

Tutje ai ka thënë se Vettingu gjithëpërfshirës  është i rrezikshme, pasi këta  kishin hulumtuar në  vendet e rajonit të cilat kanë pasur një destabilizimi, për shkak të aplikimit të kësaj metode  dhe njëjta gjë  kanë frik se mund t’i ndodhë dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Nivelet e ulëta nuk do të kenë Vetting të drejtë për drejtë për vetëm një “vlerësimi nga mekanizmat të cilat e përfundojnë vettingun  siç janë Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësorit, e këto të fundit do ta bëjnë vlerësimin”. Ka  thënë Nimoni.

Kjo reformë kërkon kujdes e racionalizëm dhe duhet që punohet në përputhjeje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias, sipas, Nimonit.

Në këtë proces nuk mund që të kyçe vetëm një subjekt sepse kjo është një reformë e madhe dhe “duhet që të kyçet dhe opozita dhe akterët kyç të sistemit, gjyqësor dhe prokurorial”, ka thënë ai

Ai ka shtuar se për këtë çështje janë në koordinimin të plotë me faktorin ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika