Nintendo pritet të shesë 21 milionë konzola Switch

Nintendo ka prezantuar rezultatet financiare të vitit të fundit fiskal, i cili përfundoi më 31 mars 2022, duke përditësuar të dhënat e shitjeve të të dy konzollave Switch përgjatë këtyre 12 muajve dhe video lojërave që janë shitur në atë periudhë.

Prodhuesi japonez i videolojërave, Nintendo Co, ka thënë se pret të shesë 21 milionë konzola lojërash “Switch”, për këtë vit.

Kërkesa për Switch, është rritur nga lansimi në nëntor të një modeli me një ekran OLED, por pajisja e përmirësuar mbetet në mungesë.

Nintendo, e cila varet nga titujt e brendshëm për të nxitur shitjet e lojërave, pret të shesë 210 milionë njësi softuerësh këtë vit, krahasuar me 235 milionë në vitin e kaluar.

Aksionet e Nintendo janë rritur 5 për qind nga viti në vit, dhe janë mbyllur para fitimeve.

Nintendo shiti 23.06 milionë konzola Switch në mars të vitit kaluar. Kjo krahasuar me 23 milionë njësi që prodhuesi i lojërave parashikoi në shkurt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika