Nipi dyshohet se vrau axhën në Malishevë për çështje pronësore

Dyshimet fillestare lidhur me vrasjen në Kijevë të Malishevës janë se nipi ka vrarë axhën, si shkak i një çështjeje pronësore. Lidhur me rastin, i dyshuari tashmë është arrestuar

Nipi dyshohet të ketë vrarë axhën e tij, si shkak i çështjeve pronësore, ndonëse kjo e fundit mbetet një dyshim fillestar i Policisë së Kosovës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

“I dyshuari është nipi, ndërsa viktima është axha i tij. Dyshimet fillestare janë se deri te vrasja ka ardhur për shkak të një çështjeje pronësore, megjithatë këto janë vetëm dyshime fillestare”, ka deklaruar Graishta.

Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, ka thënë zëdhenësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Tutje, ky i fundit ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar në drejtim të veprës penale të vrasjes.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika