Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani gati për meçin ndaj hungarezit Peter Orlik

Sonte do të jetë mbrëmja e boksit “The show must go on #2”, e cila nis nga ora 17:30. Bokseri nga Kosova, Ardian Krasniqi, ndeshet me hungarezin Peter Orlik.

Para eventit të madh që mbahet sot në Helios Arena në Villingen-Schvenningen të Gjermanisë, boksieri, Ardian Krasniqi ka thënë se ka emocion, por edhe adrenalinë të veçantë, sepse bokson në vendin ku është rritur.

“Ndihem shumë mirë sepse e kam publikun që më njeh dhe në këtë qytet jam rritur dhe pres shumë shikues. Zvicra nuk është shumë larg dhe presim edhe bashkëvendasit tanë edhe nga vendet e tjera jashtë Gjermanisë”, deklaroi Krasniqi, i cili është nipi i legjendës Luan Krasniqi.

Ndërsa organizatorët kanë thënë se gjithçka është gati për eventin e madh të boksit “The show must go on #2”. Helios Arena është gati për supermeçin e Ardianit Krasniqit. Bëhet fjalë për një tjetër organizim serioz dhe cilësor, i cili ka sjellë interesim të madh të publikut. Ardian Krasniqi, Firat Arslan, Tyron Zeuge e shumë boksierë të tjerë do të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje.

Mbrëmja organizohet nga Fides Sport Promotion dhe Burim Sylejmani, ku pritet të sjellë boks cilësor dhe shfaqje fantastike.

Meçi kryesor i mbrëmjes me protagonist Ardian Krasniqin do të jetë rreth orës 23:15.

 

Shija e redaktorit

Nga sot Izraeli heq vizat për kosovarët, kërkohet vetëm leja...

Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një...

Një çerekshekull me librarinë Dukagjini

Të dielën, më 4 maj 2025, libraria Dukagjini feston 25-vjetorin e themelimit të saj. Në një kohë plot sfida, në gjendjen e sapodalë nga...

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Të fundit nga rubrika