Nis adoptimi i qenve endacakë në kryeqytet, Fushtica shpalos detajet

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, ka shpalosur detajet rreth procedurave për adoptimin e qenve endacakë në strehimoren e kryeqytetit, subvencionimin e qytetarit adoptues si dhe ndëshkimet në rast të shkeljes së kontratës së nënshkruar në mes të drejtorisë dhe qytetarit

Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca

Lulzim Fushtica, drejtor i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, ka shpalosur detajet e procedurave të adoptimit të qenve endacakë dhe subvencionimin e qytetarëve të kryeqytetit.

Fushtica në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se prej fillimit të procesit të adoptimit të qenve që ka filluar të hënën, kanë nënshkruar dy kontratat e para dhe janë në vazhdimësi nga qytetarët që janë të interesuar dhe kontaktojnë drejtorinë, në mënyrë që t’i shikojnë qentë, të njoftohen me ta dhe të nënshkruajnë kontratën për adoptimin e tyre.

Tutje, ai ka bërë të ditur detajet e kontratës se në rast të adoptimit të qenve endacakë nga qytetari, kryeqyteti do t’i subvencionojë ata me nga 50 euro dhe me shërbime veterinare pa pagesë.

“Kontrata përbën dy aspekte, aspekti i parë është obligimi që kryeqyteti e ka, që të japë kafshën e shëndoshë, të vaksionuar, të trajtuar, që kryeqyteti do të zotohet me anë të kontratës që gjitha shërbimet veterinare në të ardhmen do të kenë pa pagesë, se kush do të adaptojë qenin. Dhe më kryesorja, që kryeqyteti do të subvencionojë me 50 euro qytetarin i cili vendos të adoptojë një qen”, ka shtuar ai.

Lulzim Fushtica, Drejtor i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë

Fushtica ka theksuar po ashtu se në rast të shkeljes së kontratës së nënshkruar në mes të qytetarit dhe kryeqytetit, do të ketë gjoba prej 1 mijë deri në 3 mijë euro.

“Adoptuesi, në këtë rast qytetari, ka për obligim që të trajtojë në mënyrë humane, mos të keqtrajtojë, t’i ketë kujdes veterinar, të mos e përdorë për luftime, mos të lëshojë, dhe janë një sërë obligime tjera. Nëse qytetari e then një prej këtyre obligimeve që i ka bërë me nënshkrimin e kontratës, atëherë dënimet do të jenë me nga 1 mijë deri 3 mijë euro”, ka thënë Fushtica.

Ndërsa, për të gjithë ata qytetarë që dëshirojnë të adaptojnë një qen nga strehimorja, Fushtica ka thënë se duhet të drejtohen te Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave në kryeqytet, dhe kjo e fundit “e identifikon një kompani kontraktuese, e cila e bën nxënien e qenit, do ta trajtojë, do ta vaksionojë, do ta vendosë në strehimore. Shumica e qenve janë të trajtuar, mikroqipuar, të vaksionuar, nëse i ka të gjitha këto procedura vendosen në strehimore, dhe qytetari mund të shkojë te strehimorja dhe mund të adaptojë qenin”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika