Nis ekspozita e piktorit të famshëm me renome botërore Nevzat Bejtuli- Kica në Tetovë, ftohen artdashësit për të shijuar veprat

Në hapësirat e Galerisë së Arteve në Tetovë, të mërkurën në mbrëmje është hapur ekspozita përmbyllëse e vitit 2022 nga piktori me renome botërore Nevzat Bejtuli-Kica dhe Galeria ka ftuar të gjithë artdashësit të shkojnë për të shijuar “veprat e shkëlqyera”

Ilustrim

Në hapërsirat e Galerisë së Arteve Tetove, të mërkurën në mbrëmje është hapur ekspozita përmbyllëse e vitit 2022 nga piktori i famshëm me renome botërore Nevzat Bejtuli – Kica, një gjë e tillë u bë e ditur nga Galeria e Arteve e Tetovës në rrjetin social Facebook.

Në këtë ekspozitë siç shkruan Galeria e Arteve mund të shihen lojë krijuese të realizuara përmes ngjyrave, vijave, hijeve dhe dritës.

“Obsesion artistik i Kicës në dy dhjetëvjeçarë e fundit është paraqitja e dyshes njeriu dhe kali. Në këtë ekspozitë madhështore patëm mundësinë të shohim lojë krijuese, realizuar nëpërmjet ngjyrave, vijave, hijeve dhe dritës. Nëpërmjet dyshes njeriu – kali, Kica shpreh artistikisht gjendje të ndryshme psikologjike të njeriut. Paraqitet madhështia njerëzore, përpjekja e tij për të mbijetuar dhe misioni për të sjellë drejtësi në botë”, shkuhet në njoftimin e galerisë.

“Pavlevski është i mendimit se pikturat e Kicës bazohen në linearilitetin e gjestit, por veprimi i të pikturuarit, në punën e tij të mëtutjeshme, vetvetishëm i cakton rregullat e saj, kurse pamja përfundimtare është shumësi sipërfaqesh, vijash, gërshetime ngjyrash, strukturash dhe frakturash nga materialet e përdorura, por edhe të efekteve nga shtrirja e kontrolluar e ngjyrës”, shpjegohet nga Galeria e Arteve-Tetove.

Në anën tjetër, Emil Aleksiev në shkrimin “Kalorësit nga Reka” vlerëson se në pikturat e Kicës haset fitore e jetës, fitore e vullnetit për të mbijetuar kundrejt forcave që na tërheqin drejt tokës, drejt baltës.

“Kjo është fitore e vullnetit për të arritur yjet, që Nevzat Bejtuli Kica e paraqet nëpërmjet imazheve. Ndërkaq sipas Mixhait Pollozhanit, mjeshtëria e Kicës rend që ta zë galopin e kalit, të katrën e kalorësit nëpër rrugëtimet e gjata hapësinore e kohore të rrëfimeve epike dhe tragjike”, është shprehur ai.

Ndryshe, në këtë ekspozitë ishin pjesëmarrës edhe shumë të ftuar special duke filluar nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës z. Valmir Aziri, nënkryetari i parlamentit Prof.Dr Hysni Ismaili, Rektori i Universitetit Nëna Tereza Prof.Dr Izet Zeqiri, profesorë eminent nga Fakulteti i Artit edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve shtetërore dhe private.

Ndër të tjera, Galeria e Arteve në Tetovë ka ftuar artdashësit për vizitë në ekspozitë, me qëllim që të shohin veprat e shkëlqyera të Nevzat Bejtuli-Kicës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika