Nis gjykimi në mungesë ndaj dy serbëve për krime lufte e dhunim seksual

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë mbajtur seancat fillestare, ndaj Millovan Jovanoviq, e Dejan Raciq, të dy të akuzuar për krime lufte e dhunim seksual. Procesi gjyqësor ndaj tyre ishte i ndarë, derisa në këtë seancë janë lexuar aktakuzat e tyre, në formë të redaktuar

Akuzat që rëndojnë për Millovan Jovanoviq e Dejan Raçiq, janë të njëjta por proceset gjyqësore ndaj tyre janë të ndara.

Për këta të dy këtë të mërkurë ka nisur procesi gjyqësor në mungesë, për akuzat për krime lufte e dhunim seksual.

Në Gjykatën e Prishtinës, fillimisht nisi seanca fillestare ndaj Millovan Jovanoviq, ku në seancë ishte edhe avokati Fahri Sadriu, i cili ishte caktuar sipas detyrës zyrtare por që i njëjti nuk pranoi që ta mbronte të akuzuarin deri në fund të gjykimit.

“Unë kam ardhur mos të jem pengesë, por këtë shqyrtim nuk mund ta përcjellë deri ne fund”, ka thënë Sadriu.

Kjo i pengoi, prokurorit special Ilir Morina i cili pati edhe një propozim drejtuar gjykatës.

“Ndrrimi i avokateve pengon proceduren ne nuk mund ti zbulojmë informacionet. e mbrojtura te disa avokatë sepse kemi obligim ta mbrojm identitetin e viktimes ne sot jemi ketu si jemi po i propozoj gjykatës që të pakten të e diskutoj me oden e avokatëve qe te rastet e dhunës seksuale si mjet i kryrjes penale tek veprat e luftës te mos përsëritet”, ka thënë Morina.

Pas një pauze nga Gjykata, seanca ka vazhduar pasi aty erdhi një avokat tjetër, Ljubinko Todoroviq, por i cili tha se nuk është i pajisur me shkresat e lëndës.

Në këtë seancë prokurori Ilir Morina, lexoi aktakuzën e ngritur në nëntor të vitit të kaluar, por në formë të redaktuar.

“Në kohën e luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore të Serbisë, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, duke ditur ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, me bashkëkryerje me personat e tjerë deri tani të paidentifikuar ka kryer dhunim seksual ndaj gruas të nacionalitetit shqiptar”, ka shtuar Morina.

Në po këtë sallë, prokurori e gjyqtari i njëjti mbajtën edhe një seancë të tjetër për akuzat e ngjashme ku i akuzuar ishte Dejan Raçiq. Seanca fillestare ndaj Raciq, dështoi një ditë më parë për shkak të mungesës së prokurorit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika