Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi fillestar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u paraqitën në seancë nën masa të rrepta sigurie.

Naim Murseli, dhe të akuzuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla për vrasjen e Liridona Ademajt, janë sjellë në gjykatë nën masat e rrepta të sigurisë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 15 janar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, këta individë akuzohen për vrasjen e 30-vjeçares, e cila ndodhi më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Murseli, Kokalla dhe Plava gjenden në paraburgim, ndërkaq personit të katërt i është ndërprerë kjo masë dhe po mbrohet në liri. Ai ishte arrestuar më 9 dhjetor nën dyshimin se ia kishte shitur armën dorasit.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika