Nis hyrja e mallrave serbeve në Merdar, pas vendimit të Qeverisë

Kamioni i parë me produkte serbe ka kaluar pikën kufitare në Merdar pas ndryshimit të masave të sigurisë nga Qeveria e Kosovës, e cila ka hequr ndalimin dhe ka vendosur kontroll të shtuar për importet serbe

Kamioni i parë me produkte serbe tashmë ka kaluar pikën kufitare në Merdar, raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit.

Kalimi i këtij kamioni, erdhi pas vendimit të së hënës të Qeverisë së Kosovës, e cila ndryshoi masën e sigurisë nga “ndalimi” në “kontroll të shtuar” për importet serbe.

Ky ndryshim mase është i vlefshëm vetëm për kufirin në Merdar.

Pas kalimit të kufirit, kamionët do t’i nënshtrohen kontrolleve në terminalin doganor për të siguruar përputhshmërinë me standardet e kërkuara.

Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur gjatë ditës së hënë se kufizimi për hyrjen e mallrave prej Serbisë, është hequr në pikëkalimin në Merdare.

Megjithatë, ai ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Perëndimit në sigurimin e skanerëve në pikat kufitare, në mënyrë që në Kosovë të mos hyjë asgjë prej Serbisë që mund t’ia cenojë sigurinë.

Ai ka theksuar se deri në sigurim të skanerëve, në Merdare do të kryhen kontrolle të rrepta.

Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe.

Megjithëse ata ishin liruar më vonë, por vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika