Nis largimi i barrikadave në Rudar të Zveçanit

Serbët lokalë kanë nisur t'i largojnë barrikadat e vendosura në fshatin Rudar të Zveçanit, të cilat ishin vendosur që nga e shtuna e 10 dhjetorit

FOTO: RTV DUKAGJINI

Serbët lokalë kanë nisur që t’i largojnë barrikadat në Rudar të Zveçanit, pas 20 ditësh bllokim të rrugëve dhe pengim të lëvizjes të lirë.

Mehmet Krasniqi, gazetari nga RTV Dukagjini, i cili gjendet në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur se barrikadat e vendosura në këto rrugë kanë filluar të largohen.

Persona që janë parë duke i larguar këto barrikada ishin të maskuar.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndryshe, që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Ndërkaq më 28 dhjetor, autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Dejan Pantiq.

Pas kësaj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika