Nis largimi i shitësve ilegalë pranë stacionit të trenit, Rama premton ndërtimin e një parku

Komuna e Prishtinës ka nisur të martën një aksion për largimin e shitësve ilegalë pranë stacionit të trenit në kryeqytet

Foto nga vendngjarja KP.

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, të martën, ka nisur një aksion për largimin e shitësve ilegalë afër Stacionit të Trenit në kryeqytet.

I pranishëm në këtë aksion ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se kjo hapësirë, e cila ka qenë e uzurpuar për më shumë se dy dekada, po lirohet tani.

Sipas kryetarit Rama, në këtë hapësirë do të ndërtohet një park, që do të shfrytëzohet nga qytetarët.

Po ashtu, ai ka thënë se si komunë i kanë shpallur luftë ilegalitetit, raporton KP.

Ndërsa, drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, ka thënë se tashmë kjo hapësirë po lirohet.

Dushi ka thënë se për një pjesë të objekteve që ndodhen afër, do të shikojnë mundësitë, pasi janë në pronësi të hekurudhës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika