Nis marshi për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, ka nisur marshin e organizuar me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Adresa e parë ku do të protestohet është Pallati i Drejtësisë në Prishtinë, që sipas organizatorëve, për qëllim kanë denoncimin e dhunës institucionale ndaj grave.

Dhuna ndaj grave e trashëgimia pronësore janë disa nga problemet që duhet adresuar sipas Ilire Zajmit. Ajo ka thënë se dhuna ndaj grave si fenomen nuk po luftohet sa duhet, gjë për të cilën fajtor i bën institucionet.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, ka pyetur disa gra se sa po respektohen të drejtat e tyre. Disa shprehen të kënaqura e disa kërkojnë që dhuna të luftohet. Krahas kësaj të fundit, Ilire Zajmi shprehet e indinjuar edhe me problemin për zgjidhjen e trashëgimisë pronësore.

“Faktikisht ngjarjet si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, tregon që gruaja akoma mbetet viktimë, sidomos e dhunës në familje. Këtë e tregojnë edhe shifrat e larta të vrasjes por edhe çështja e trashëgimisë apo e pronës është një problem në vete, i cili është trashëguar gjeneratë pas gjenerate dhe është punuar pak në këtë drejtim por që akoma ka shumë probleme. Kjo ditë le të jetë një lloj proteste që shoqëria të vetëdijesohet për ngritjen e zërit për të zgjidhur këto probleme”, tha qytetarja Ilire Zajmi, shkruan EO.

E disa gra të tjera, konsiderojnë që të drejtat e tyre po respektohen.

“Po respektohet, si kemi qenë më herët, tash është shumë më mirë”, u shpreh Bedrie Krasniqi, teksa uroi për më shumë fat për gratë në Kosovë.

“Secili pas dëshirës së tij e feston, ne kemi ardh me festu në qendër”, tha qytetarja Selvete Deliu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika