Nis matja e stabilitetit të Urës së Ibrit – E inspektojnë Sveçla, Krasniqi e Durmishi

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ai i Infrastrukturës, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi inspektuan këtë të martë Urën e Ibrit, e cila pritet të hapet për qarkullim nga Qeveria e Kosovës së shpejti

Ura e Ibrit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai i pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, janë parë këtë të martë në një vizitë tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Ata kanë qenë të shoqëruar edhe nga zëvendësministri Hysen Durmishi.

Siç shihet në pamjet e publikuara në rrjete sociale ata inspektuan zonën, ku ndodhet Ura e Ibrit, të cilën Qeveria e Kosovës ka paraparë ta hapë së shpejti për qarkullim.

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka publikuar edhe një video në rrjetin social Facebook, ku shihen duke u bërë matjet e stabilitetit të Urës së Ibrit.

Qeveria e Kosovës ka nisur konsultimet me partnerët e saj ndërkombëtarë për rivitalizimin e urës dhe ua ka prezantuar atyre një plan për këtë.

Megjithatë, shtetet e QUINT-it e kanë kundërshtuar planin e qeverisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin vendimin për hapjen e urës.

Halimi: Nuk është momenti adekuat për ta hapur Urën e Ibrit, është një situatë stabile

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika