Votimet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 kanë nisur të mbyllen zyrtarisht në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. Në shtetin e Kentakit dhe në disa zona të Indianës, vendvotimet kanë përfunduar në orën 18:00 sipas kohës së Zonës Standarde Lindore (E).
Kjo shënon fillimin e mbylljes së qendrave të votimit në mbarë vendin, ndërsa pjesa tjetër e procesit do të vazhdojë të zhvillohet në zona të tjera.
Votimi do të përfundojë në pjesën tjetër të dy shteteve në orën 19:00, kur do të përfundojë edhe në një pjesë të vogël të shteteve të tjera – përfshirë shtetin ‘swing’ Georgia.