Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur së tashmë në Qendrën ë Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka nisur procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatikë, i zhvilluar më 8 shkurt.
Sot është paraparë të nisë numërimi i votave të qytetarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatikë të Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencë për media ka theksuar se sipas të dhënave nga 20 mijë e 324 votues kanë votuar 15 mijë e 352 shtetas të Kosovës.
“Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net”, u shpreh Elezi.
Sipas tij, pas këtyre fletëvotimeve pritet të nisë numërimi i votave të diasporës përmes postës.
Ndërsa, vetëm pasi të përfundojë numërimi të gjitha këtyre votave, KQZ-së i hapet rruga për të dalë me rezultatet përfundimtare.
KQZ-ja ka paraparë që deri më 5 mars t’i shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.