Nis procedura disiplinore ndaj arsimtares në Pejë për rastin e diskriminimit të fëmijëve në festën e abetares

Më 18 maj të këtij viti, ka ndodhur një rast i diskriminimit të disa fëmijëve të komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian në shkollën ‘’Xhemajl Kada’’ në Pejë, gjatë festës së Abetares, të cilët ishin ulur ndaras nga fëmijët e tjerë. Për këtë çështje ka reaguar Inspektorati i Arsimit në Pejë, Ministria e Arsimit dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, duke e dënuar ashpër këtë gjest dhe kanë kërkuar të merren masa ndaj mësueses së klasës. Për këtë arsye, Inspektorati i Arsimit në Pejë ka nisur procedurë disiplinore ndaj arsimtares, Gjylfidane Morina

Pamje: Fëmijë të komunitetit RAE në festën e Abetares në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një herë u tha se u diskriminuan, më pas drejtori i shkollës bashkë me arsimtaren mohuan diçka të tillë duke i quajtuar mediat tendencioze, por së fundmi, është një raport inspektimi që thotë se fëmijët e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë, u diskriminuan në festën e abetares. Dhe, njëkohësisht, ndaj arsimtares, Gjylfidane Morina është kërkuar të niset procedurë disiplinore.

Inspektorati i Arsimit në Pejë ka dalë me një raport mbi këtë rast, ku fëmijë të komunitetit, rom, ashkalinj dhe egjiptian, të cilit ishin ulur ndaras nga nxënësit e tjerë, që ishin të pranishëm në Festën e Abetares në palestrën e sportit “Karagaqi” në Pejë, u diskriminuan, për faktin që u ulën ndarazi nga fëmijët e tjerë.

Ky inspektorat vlerëson se në rastin në fjalë ka pasur diskriminim, derisa ka listuar disa të gjetura pas deklaratës së mësueses, deklaratës së drejtorit të shkollës “Xhemajl Kada”, deklaratës së drejtorit të DKA-së dhe disa faktorëve të tjerë.

“Pamjet televizive ku janë parë nxënësit e komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian, në atë pjesë ku nuk kishte nxënës të tjerë përveç tyre, është diskriminuese dhe fyese për komunitetin në fjalë dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Në deklaratën me shkrim të mësueses, ku përshkruhet situata e datës 17.05.2022 që kishte marrë pjesë me 10 nxënës të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në festen e abetares në palestrën “Karagaqi” në Pejë thuhet se: Pas një aktiviteti në parkun e qytetit i cili ishte planifikuar si aktivitet për zhvillimin e njësisë mësimore në natyrë, aktivitetin e kemi vazhduar në palestër me 10 nxënës të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të moshës 10 deri në 14 vjeç për të marrë pjesë në festën e abetares”.

Më tutje, në raport shpjegohet se “në palestër kemi arritur me vonesë, dhe pasi salla ishte e mbushur me nxënës dhe prindër dhe pothuajse ishin të zëna të gjitha vendet në pjesën qendrore të palestrës, jemi orientuar së bashku me këta nxënës në pjesën tjetër të lirë ku aty ishin disa prindër. Nxënësit ishin mjaft të disponuar dhe aktivë në përcjelljen e programit, me ç`rast kam filluar të vallëzoj bashkë me nxënësit e mi në përcjellje të pikave festive të nxënësve që ishin në podium të palestrës”.

“Ndërkohë, një gazetare është afruar te nxënësit dhe u ka bërë pyetje: Pse jeni ulur të veçuar? Nxënësit janë përgjigjur se ata kanë pasur dëshirë të uleshin në ndonjë vend më afër përcjelljes së aktivitetit, por mësuesja i ka sjellë këtu. Intervista është realizuar edhe me mësuesen me pyetje të ndryshme. Mësuesja deklaron që me vetiniciativë i ka sistemuar nxënësit të ulen dhe ta përcjellin programin nga ai vend ku ishin vendosur, pa asnjë qëllim diskriminues apo fyes për komunitetin dhe nxënësit”.

Në këtë procesverbal janë përfshirë edhe deklaratat e drejtorit të shkollës “Xhemajl Kada” në Pejë dhe të drejtorit të DKA-së në Pejë dhe zyrtarët e kësaj drejtorie që ishin të caktuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e Festës së Abetares.

Andaj, Inspektorati i Arsimit në Pejë ka rekomanduar që Departamenti Komunal në Pejë të nisë procedurë disiplinore ndaj mësueses, Gjylfidane Morina. Po ashtu, rekomandohet që Drejtoria e ShFMU “Xhemajl Kada” në Pejë, të promovojë të drejta të barabarta në arsim për të gjithë nxënësit pa dallim, gjithashtu të promovojë në vazhdimësi të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre për arsimim publik dhe barazinë e tyre me popullin shumicë.

Sektori i Inspektoratit të Arsimit thotë se gjatë vizitave inspektuese në ShFMU “Xhemajl Kada” në  Pejë ka vërejtur së nxënësit e komuniteteve trajtohen barabartë me të gjithë pa përjashtim.

Për këtë çështje, edhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka kërkuar që dikush të japë përgjegjësi për “segregimin” e fëmijëve të komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian në Festën e Abetares në Pejë.

Lidhur me rastin kishte reaguar edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi.

Krasniqi kishte dënuar ashpër këtë gjest dhe kishte kërkuar nga institucionet që të thirren në përgjegjësi personat përgjegjës.

Gjithashtu, edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte reaguar e shqetësuar duke thënë se këtë problem do ta trajtojë me prioritet.

Berisha: Komunitetet joshumicë segregohen në Festën e Abetares, dikush të japë përgjegjësi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika