Nis prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit, fillimisht rekomandohet të mos përdoret për pije

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se në Impiantin e Shipolit ka filluar prodhimi i ujit të shtunën në mëngjes, por është rekomanduar që fillimisht të përdoret për nevoja shtëpike dhe jo për pije

Ilustrim

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka njoftuar të shtunën herët në mëngjes se Impianti për Trajtimin e ujit në Shipol ka filluar punën të shtunën e 21 janarit.

“Impianti për Trajtimin e ujit në Shipol ka filluar punën heret në mëngjes. Momentalisht jemi duke punuar me kapacitet të reduktuar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rekomandohet që uji të mos përdoret për pije fillimisht por vetëm për nevoja tjera.

“Duke pasur parasysh se rrjeti i ujësjellësit ka qenë i zbrazur, rekomandohet që uji mos të përdoret për pije fillimisht por vetëm për nevoja tjera shtëpiake.Për zhvillime tjera do u informojmë me kohë”, bëhet e ditur në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika