Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike.

Grupi “Asnjëcentmëshumë” ka paralajmëruar protestën e sotme. Njëri nga përfaqësuesit e këtij grupi, Ali Sefaj, gjatë një interviste në “Interaktiv” dje ka thënë se protestat nuk do të ndalen deri në pezullimin e vendimit nga ZRRE-ja për gjashtë muaj deri në 1 vjet.

Duke mbajtur në duar parulla sikurse: “Shteti hesht, qytetarët s’ndalen”, “Tarifat e reja, padrejtësi e re”, “KEDS-i t’i kthehet popullit”, “Varfërimi i shumicës, pasurimi i pakicës”, “S’ka dritë me padrejtësi”, qytetarë të mbledhur afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kundërshtuan kërkesën nga kompanitë e energjisë për rritjen e tarifave të energjisë për 15 për qind.

Aktivisti Besnik Shabiu tha se kërkesa e tyre karshi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka qenë e qartë që nga fillimi, duke thënë se qytetarët nuk e meritojnë të paguajnë më shtrenjtë asnjë taksë.

“Kërkesa është e qartë: të pezullohet vendimi për shtrenjtimin për 15 për qind, siç është paralajmëruar, i rrymës. Të rihapet një diskutim i gjerë, ku edhe ne do të bashkëpunojmë. Të bëhet një plan afatgjatë, një strategji e cila do ta nxjerrë Kosovën një herë e përgjithmonë nga problemi energjetik. Deri të premten, më 11 prill, dita kur ZRRE pritet të marrë vendimin ne presim që institucionet relevante të reflektojnë dhe të dalin para qytetarëve, të heqin dorë nga kjo poshtërsi”, tha ai, duke shtuar se nëse merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës, atëherë do të organizohen protesta të tjera.

Organizatorët e protestës thanë se përveç shtrenjtimit të rrymës, së voni është paralajmëruar edhe një valë e rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, andaj thanë se qytetarët e Kosovës “nuk e meritojnë t’iu vështirësohet më shumë jeta”.

Pas protestës në sheshin Skenderbeu, protestuesit vazhduan marshimin drejt ministrisë së Ekonomisë.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar se, nga ky muaj, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind.

Kërkesën për rritjen e çmimit të rrymës e kanë bërë kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë.

Aktualisht, për konsumatorët në Kosovë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15 për qind, ata do të paguanin 8.96 centë.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika