Sot nis regjistrimi i popullsisë

Të premten, 5 prill, do të fillojë procesi i regjistrimit të popullsisë, i cili pritet të zgjasë deri më 17 maj/ Pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj dhe në rast refuzimi, qytetari mund të penalizohet me gjobitje prej 30 deri në 2,000 euro

Foto ilustruese

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte do të fillojë procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, dhe në rast refuzimi, qytetarët mund të penalizohen në shumën nga 30 euro-2.000 euro për person.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës se informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.

Nga data 5 prill deri më 10 prill 2024 punonjësit (regjistruesit) e regjistrimit do t’i vizitojnë zonat tuaja të banimit dhe banesat/shtëpitë më shumë për t’i shpërndarë materialet si: fletëpalosjen, letrën informuese dhe për t’u njoftuar me Zonën Regjistruese.

Gjatë kësaj periudhe mund të zhvillohet ndonjë intervistë me ndonjë ekonomi familjare. Nga data 10 prill 2024 do të fillojë regjistrimi i përgjithshëm.

Po ashtu, familjes i jepet mundësia që vetë ta caktojë datën dhe orën e regjistrimit, duke kontaktuar regjistruesin.

Intervista duhet të zhvillohet në objektin e banimit të ose në afërsi të banesës/shtëpisë së respodentit (qytetarit). Intervista mund të zhvillohet në: banesë/shtëpi, hyrje, korridor, në një lokal afër banesës/shtëpisë, nëse ka një kopsht, terasë, ballkon ose vende të ngjashme.

Varësisht prej numrit të anëtarëve të ekonomisë familjare, moshës dhe gjinisë, pritjet janë që intervista në një ekonomi familjare me 4 anëtarë të zgjasë rreth 30 minuta.

Ndërkaq, të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtarë i moshës madhore (mbi 16 vjet) nëse ata/ato janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i jep të dhënat.

ASK-ja do të dalë me rezultate preliminare pas tre muajsh.

Gjatë këtij procesi do të aktivizohet edhe një lojë shpërblyese, cilido qytetar që qëllon më së afërmi numrin e popullsisë do të fitojë 10 mijë euro.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika