Nis seanca e Kuvendit, PDK e AAK s’marrin pjesë në votimin e pikave të mbetura

Ndonëse pa pjesëmarrjen e AAK-së e PDK-së, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka kaluar në lexim të dytë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk kanë marrë pjesë në votimin e pikave të mbetura nga seancat e kaluara.

Megjithatë, ndonëse pa pjesëmarrjen e tyre në votim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka kaluar në lexim të dytë.

Në të votuan deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, janë miratuar rekomandimet lidhur me raportin e auditimit të performancës, menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. As këtu nuk kanë marrë pjesë PDK e AAK.

Gjatë seancës, PDK është larguar nga salla e Kuvendit.

Seanca e Kuvendit nisi me vonesë.

Ndryshe, nga ora 14:00 do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika