Deklarohet i pafajshëm Shkumbin Sekiraqa, i akuzuar për tentim vrasje në Prishtinë

Seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës dhe të akuzuarit tjetër me inicialet M.N. ka filluar, ku të dy janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që lidhen me tentim vrasje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje

Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje në Prishtinë.

Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Shkumbin Sekiraqa, pas leximit te aktakuzës, është deklaruar i pafajshëm për të tri veprat penale që ngarkohet, të shkaktuara në mars të këtij viti.

Në këtë rast është edhe një i akuzuar tjetër, e që me kërkesë të avokatit gjyqtari ka kërkuar nga mediet që të mos i përmendet emri, por të jetë vetëm me inicialet.

I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari tjetër me inicialet M.N., i cili akuzohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës, është një nga personat e dyshuar në përplasjet e fundit midis grupeve “Capat” e “Sekiraqët”.

Ai tashmë ndodhet në paraburgim, i akuzuar për një plagosje të ndodhur në mars të vitit 2024.

Ndaj Shkumbin Sekiraqës, prokuroria ngriti aktakuzë për këtë ngjarje vetëm 4 ditë para rastit të fundit të përleshjes, e që sipas aktakuzës së siguruar nga televizioni Dukagjini, gjendet në paraburgim nga 3 qershori 2024.

Historiku i përleshjes Capat-Sekiraqa, e kaluara e tyre kriminale

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika