Nis seanca ndaj Pjetër Shalës në Hagë, mbrojtja do të paraqesë deklaratën hyrëse

Gjatë kësaj seance, mbrojtja do të paraqesë deklaratën e saj hyrëse, si dhe Shala do të bëjë një deklaratë pa betim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), me seli në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte.

Gjatë kësaj seance, mbrojtja do të paraqesë deklaratën e saj hyrëse, si dhe Shala do të bëjë një deklaratë pa betim.

Të martën e 21 shkurtit, pasi i është lexuar aktakuza, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm.

“Unë i kuptoj të gjitha akuzat, mirëpo të gjitha këto janë shpifje dhe trillime. Deklarohem i pafajshëm”, tha Shala.

Në këtë gjykim në Specialen për Pjetër Shalën, gjyqtarja ka njoftuar se do t’i thonë fjalët hyrëse Prokuroria dhe Mbrojtja e Viktimave, kurse të mërkurën e 22 shkurtit mbrojtja e Pjetër Shalës.

Gjyqtarja njoftoi se edhe vetë Pjetër Shala ka bërë kërkesë që të deklarohet diçka të mërkurën në lidhje me ato që akuzohet.

Sipas aktakuzës, Shala akuzohet se ka kryer katër lloje të veprave penale gjatë luftës, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Versioni i parë i Aktakuzës kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe Aktakuza e konfirmuar, e korrigjuar u dorëzua më 1 nëntor 2021.

“Pretendohet se krimet u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se shfrytëzohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)”, thuhet në njoftimin e DHSK-së.

Deri më tani janë pranuar tetë persona për të marrë pjesë në proces si viktima, dhe procesi i paraqitjes së kërkesave për pjesëmarrje si viktimë është ende i hapur.

Personat të cilët mund të vërtetojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si rezultat i drejtpërdrejtë i një krimi të pretenduar në Aktakuzën e konfirmuar të korrigjuar, ende mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në proces.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika