Nis shkyqja e shërbimeve të ujit për konsumatorët borxhlinj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka informuar se nga e enjtja e 8 dhjetorit, fillon shkyqja e shërbimeve të ujit për të gjithë mospaguesit

Ilustrim





Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka informuar se nga e enjtja e 8 dhjetorit nis shkyçja e të gjithë konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e ujit.

Hapja e rrugëve për një shkyqje të tillë, siç njofton Kompania e Ujësjellësit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ardhur në bazë të një vendimi të marrë nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e ujit (ARRU).

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se përveç bizneseve dhe institucioneve, do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiakë/individualë.

“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë. Bazuar në Vendimin e ARRU-së, Ujësjellësit të Prishtinës i janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit. Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiakë/ individualë.”, është bërë e ditur në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a.





Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika