Pas dekretimit të bereteve nga Komandatja supreme, Vjosa Osmani, të enjten e 9 shkurtit në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në prani të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe oficerëve të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni solemne u bë shpërndarja e tyre.
Mehaj dhe Jashari kanë uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për beretat e reja, që do hyjnë në përdorim që nga dita e enjte dhe do kenë ngjyra të ndryshme që simbolizojnë njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.