Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka nisur Stërvitja Ushtarake Bazë për rekrutë.
Në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) thuhet se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të kujdeset për trajnim dhe zhvillim të karakterit luftarak për rekrutët e rinj.
“Atdhedashuria dhe profesionalizmi janë pjesë përbërëse e planprogramit 9-javor. Përgatitja për shërbim ndaj vendit për 316 rekrutët ka filluar sot. E ardhmja fillon këtu!”, thuhet në njoftim.