Pak para nisjes së festivalit “Sunny Hill”, ylli botëror me origjinë nga Kosova Dua Lipa bashkë me babanë e saj dhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dolën në konferencë për medie ku kanë dhënë edhe detaje rreth festivalit.
Dua u shpreh e emocionuar para performancës. Për katër ditët e ardhshme Parku i Gërmisë në Prishtinë do të jetë nikoqir i Festivalit “Sunny Hill”.
Në skenën e këtij festivali do të ngjiten emra të mëdhenj të muzikës botërore.
E natën e parë, përformuesja kryesore do të jetë vetë Dua Lipa. Ajo në konferencë për medie para performimit tha se ndihet krenare që është në Prishtinë.

“S’kam përgatit diçka special por deshta t’iu falënderoj për suportin. Ndihem shumë krenare që jam kërtu, që e kam mundësinë me pru performancën. Shpresoj që ju pëlqen e kënaqeni sot. Faleminderit shumë, dhe shumë po ndihem mirë që jam në shtëpi timen e në vendin tim. Është ëndërr e madhe. Shpresoj që keni me u kënaq”, ka thënë Lipa, ylli i muzikës.
Këtu u fol edhe për problemin që ishte para disa javësh mes institucioneve e organizatorëve për dhënien në shfrytëzim të tokës në Bërnicë.
“Do ta kemi një marrëveshje e cila po shpreson që ma në fund do të rezultojë pozitivisht. Kemi pas premtime e marrëveshje edhe më përpara me kryetarët e kaluar por ato marrëveshje kanë mbetur të pa kompletuara, të papërfunduar e nuk janë respektuar. Po shpresoj që brenda vitit do të do të kemi premtimet jo vetëm Komuna ndaj komunës por edhe fondacioni ndaj komunës”, ka thënë organizatori i festivalit Dukagjin Lipa.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kanë luftuar shumë që Sunny Hill të jetë në Prishtinë.
“Me kënaqësinë më të madhe do të japim nënshkrimin. Ne I mbajëm premtimet. Kemi luftuar shumë që Sunny Hill të jetë në Prishtinë. kemi knaqësinë që Sunny Hill të jetë në Prishtinë, normal shtëpia e vet Duas me u ndi edhe në aspektin fizik, hapësira dhe gjithë kjo energji pozitive që jep Dua të shpërndahet në gjithë kryeqytetin”, ka thënë kryetari Rama.

Në bazë të biletave të shitura bashkë me të ftuarit, pritet që rreth 20 mijë personna të jenë të pranishëm çdo mbrëmje.