Ka filluar takimi i AAK-së me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve, si dhe ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Në këtë takim, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti sipas tij se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit, aleatëve ndërkombëtar dhe kategorive të dala nga lufta.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti sipas tij se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit, aleatëve ndërkombëtar dhe kategorive të dala nga lufta.
Ai ka theksuar se është veteran i vërtetë, derisa sipas tij Kurti nuk është i tillë. Kritik ndaj Kurtit janë shprehur edhe organizatat e dala nga lufta, të cilët kanë thënë se kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës.
Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, që më pastaj të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme.
“Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, ka bërë një gabim të madh. Ka bë tradhti ndaj kësaj kategorie. Mos ta keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët. Ata që e kanë marrë besimin të punojnë. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet e tona. Deri në interpretim të Kushtetuese ne do të presim, edhe pse jemi preku keq është ther dinjiteti i secilit qytetarë”, ka thënë Jashari.
Në këte takim ndër të tjerë ishte edhe kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili përqafësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, i ftoi, të ngrisin zërin e tyre. Ai ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurtin, për situatën poltike të krijuar në vend.
“Ne jemi fajtorë nëse nuk i përkrahim këtë deputet që na kënë ftuar këtu…hajde të bohemi të gjithë bashkë. Kur nuk i bien bie në mend kryeministrit, kujt ma mi ra”, ka thënë Qerkini.