Nis takimi i Kurtit dhe Osmanit me sekretarin e Shtetit Antony Blinken

Në Uashington ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Takimi i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

Në Uashington ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Osmani para takimit kishte deklaruar se do të fokusohen në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar sot po ashtu, se në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të priten nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se do të thellohet partneriteti strategjik me SHBA-në.

Pas takimit në Departamentin e Shtetit pritet të ketë deklarime për media.

Përndryshe, Kurti dhe Osmani udhëtuan në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës në vlerë të mbi 200 milionë eurove.

Institucionet që ata drejtojnë kanë paralajmëruar edhe takime të tjera bilaterale. /rtk/

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika