Nis takimi i Lajçakut me përfaqësuesit e Listës Serbe

Ka filluar takimi në mes të emisarit evropian Lajçak dhe përfaqësuesve të Listës Serbe

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ky takim po mbahet në “Shtëpinë e Evropës” afër urës së Ibrit, ku po merr pjesë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq dhe ish-kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq.

Ky takim i tij vjen pasi më herët u takua me përfaqësuesit serbë të shoqërisë civile.

Emisari i BE-së pas këtij takimi tha se u njoftua me problemet me të cilat përballen qytetarët në këtë pjesë.

Ndërsa, tha se pret zgjidhje edhe sa i përket çështjes së mandatit të kryetarëve në katër komunat veriore.

Ndryshe, sot për vizitë zyrtare Lajçak ka qëndruar në Kosovë, ndërsa nesër do të jetë në Serbi.

Lajçak “pret” të zgjidhet çështja e mandatit të kryetarëve në komunat veriore

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika