Nis takimi i Osmanit me ministrin Schallenberg

Ka nisur takimi midis presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. Takimi po mbahet me dyer të mbyllura

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Meqë takimi është i mbyllur, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg

Schallenberg do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Pas takimit me Gërvallen është paralajmëruar edhe konferencë për media.

Pos këtyre takimeve, Schallenberg do të takojë përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Kryediplomati austriak më pas do të takohet edhe me kontingjentit austriak të KFOR-it.

Vizita e Schalenberg në Kosovë vjen pas asaj në Serbi.

Në takim me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviç, ai i ka shprehur këtij të fundit, nevojën për progres në dialogun Kosovë-Serbi, si gjë të rëndësishme për stabilitetin rajonal.

“Nëse flasim për siguri, normalizimi gradual i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është tejet i rëndësishëm. Jam i kënaqur që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten se do të provonte të bënte progres [në dialog]”, ka thënë Schallenberg.

Schallenberg në nëntor të vitit të kaluar ishte takuar me kryeministrin Kurti, me të cilin kishin biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika