Nis takimi i Osmanit me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së janë takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth ligjit të pagës minimale dhe mospërfshirjen e veteranëve në të

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL – UÇK) kanë arritur në ambientet e presidencës për t’u takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë takim ata pritet të diskutojnë për ligjin e pagës minimale dhe mospërfshirjen e veteranëve në atë ligj.

Ligji parasheh që paga minimale në Kosovë të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit në sektor publik e privat.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 dhe është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Ky ligj ka hasur në kundërshtime të mëdha nga ana e veteranëve të luftës, për shkak se ligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Të shtunën e kaluar veteranët kanë protestuar në kundërshtim të miratimit të ligjit nga Kuvendi i Kosovës. Në protestë ata kërkuan nga presidentja Osmani që të mos e dekretojë atë ligj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika