Nis takimi Kurti – Borrell

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell

Ka filluar takimi bilateral BE-Kosovë, përkatësisht takimi i Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrit Albin Kurti, raporton RTK.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Borell do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në fund të takimeve dypalëshe kalohet në takimin trilateral: BE-Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, ka thënë se shpreson që pas këtij takimi të zbatohet Marrëveshja Bazë, për të cilën, Kosova e Serbia janë zotuar.

Në një konferencë për media, kryediplomati evropian tha se shpreson që sot të hidhen hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje duhet të fillojë, shpresoj që sot definitivisht të diskutojmë dhe të hedhim hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo që është arritur duhet të zbatohet”, ka deklaruar Borrell.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika