Nis takimi Kurti-Lajçak

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak do të zhvillojë takimin me kreun e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti. Ai tashmë ka arritur në vendtakim, ndërsa pas takimit me Kurtin, ai pritet ta vizitojë edhe Serbinë

Lajçak mbërrin në objektin e Qeverisë së Kosovës (Foto: Liridon Llozani, RTV Dukagjini/11.05.2023)
Lajçak mbërrin në objektin e Qeverisë së Kosovës (Foto: Liridon Llozani, RTV Dukagjini/11.05.2023)

Takimi në mes të përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kryeministrit, Albin Kurti, tashmë ka filluar.

Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, pas këtij takimi, Lajçak pritet ta vizitojë edhe Beogradin.

Në kuadër të këtyre vizitave, Lajçak pritet të takohet edhe me kryenegociatorët e dy shteteve, me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Në takimin e fundit në mes të dy palëve të dialogut, Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtim për deklaratën e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

Njëherit, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, draft ky i cili u refuzua nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika