Nis takimi Kurti – Stoltenberg

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

FOTO:EO

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Para se të arrinte në Kosovë, shefit i NATO-s ishte për vizitë në Bosnjë e Hercegovinë.

Pas Kosovës, Stoltenberg do të vizitojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pamje nga oborri i ndërtesës së Qeverisë ku po zhvillohet takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg / Prishtinë, 20 nëntor 2023, Foto: Mergesa Redenica (Portali Dukagjini)

Ndryshe, më 15 nëntor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në komentet për mediat afrikane më 15 nëntor se Ukraina ka prova të synimeve të Rusisë për të nisur një luftë midis vendeve të Ballkanit.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. (Së pari kemi pasur) Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky.

Po ashtu, edhe Bashkimi Evropian ndan shqetësimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika